Mbrëmjen e sotme, në qytetin e Vlorës, një shtetas rreth 60 vjeç, ende i paidentifikuar ka ndërruar jetë në rrugë.
Dyshohet se shtetasi ndërroi jetë për shkaqe natyrale, pasi atij nuk iu gjend asnjë shenjë dhune.
Policia po punon për të zbardhur detajet.
Njoftimi i Policisë:
Vlorë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 18:20, në lagjen “Isa Boletini”, në rrugë, dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale, një shtetas ende i paidentifikuar, i moshës rreth 60 vjeç.
Nga kqyrja paraprake e trupit të tij, nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.