Zona veri-lindore e vendit është përfshirë nga moti i keq shoqëruar me reshje shiu e bore. Në lartësitë mbi 700 metër reshjet e shiut i kanë lënë vendin reshjeve të borës duke sjell një trashësi deri në 10 cm.
Gjithësesi reshjet e borës që kanë përfshirë njësitë administrative Arrën, Kalisë, Gryk Çajë, Bushtricë, Topojan, Zapot nuk kanë shkatuar problematika në qarkullimin e automjeteve dhe banorëve.
Temperaturat në këto zona kanë zbritur deri -1 gradë.
Ulja e temperaturave dhe reshjet e borës mendohet të ketë shkaktuar probleme në frutikulturë, shumë pemë frutore në këtë periudhë janë në fazën e lulëzimit.
Ndërsa në lartësitë nën 700 metër reshjet e shiut kanë sjell probleme në akset nacionale rrugore.
Problematikat janë shënuar në rënjen e gurëve e dherave, më problematike janë paraqitur akset nacionale Kukës-Shishtavec, Kukës-Peshkopi, Kukës-Qaf Mali, Has-Kam-Tropojë e Bajram Curri- Fierz, pasi në këto akse ka prezencë të rënjeve të gurëve.
Gjithsesi situata është nën kontrollë nga punonjësit e firmave mirëmbajtëse duke larguar gurët e dherat dhe mbajtjen në funksion të rrugëve.
Video Player