Këngëtarja Elvana Gjata ka folur lidhur me situatën e koronavirusit në Shqipëri, duke u shprehur se infektimi i prindërve me Covid-19 ishte makthi më i madh që kishte përjetuar.
E ftuar në emisionin “Soiree”, Gjata tha se vetë nuk e ka kaluar pandeminë e koronavirusit, por ka treguar për eksperiencën e prindërve të saj.
“COVID-in nuk e kam kaluar ende. Por kam kaluar periudhë shumë të vështirë. Më ka ndryshuar shumë. I jam përkushtuar totalisht familjes, kam kaluar shumë kohë me ta. Prindërit e kaluan, ishte makthi më i madh që mund të përjetoja. Motra jo! Nuk e kaluan aq rëndë sa prisja, por shkoi shumë mirë. I dua shumë. Janë pika ime e dobët,”-tha ajo.
(E.H/Faxweb.al)
