Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka inspektuar industrinë e Ferrokromit të AlbChrome në qytetin e Elbasanit.

Ajo theksoi se kjo industri ka mbështetjen e qeverisë shqiptare, ndaj dhe investitorëve u kërkoi të përmbushin kushte “miqësore” ndaj mjedisit.

Ministrja Balluku u kujtoi investitorëve vendas dhe të huaj se Shqipëria në këtë prizëm aplikon ligje të përafruara me BE dhe klima miqësore me mjedisin duhet të ruhet me çdo kusht.

“Kjo ndërmarrjeje është krijuar në 1979 dhe ka luajtur një rol të rëndësishëm në zinxhirin e  vlerave minerare të Shqipërisë. Duhet nënvizuar se 100 % e prodhimit të kromit në vendin tonë vjen nga sektori privat. Kemi një fokus të plotë, sa i takon klimës së biznesit në këtë sektor. Të gjitha ligjet që ne aplikojmë janë të përafruara dhe janë ligje që aplikohen në të gjitha vendet e BE”, tha ajo./ n.m.abcnews.al