
Një bansë në zonën e Pazarit në në Gjirokastër është përfshirë nga flakët masive.
Si pasojë e rënies së zjarrit raportohet vetëm për dëme materiale, pa lëndime në njerëz. Siç shihet dhe nga pamjet e siguruara nga FaxNews, flakët kanë shkrumbuar shtëpinë e vjetër dhe retë e tymit kanë pushtuar gjithë zonën.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për shuarjen e zjarrit.
Dyshohet se shkak për rënien e zjarrit është bërë një shkëndijë elektrike.
Mësohet se banesa është në pronësi të shtetasit me inicialet A.L., i cili nuk ndodhej në shtëpi gjatë përfshirjes nga flakët. Faxweb.al
