Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me ngjarjen në zonën e Selvisë në Tiranë, ku dy shtetase ukrainase u gjetën të vdekura në banesë.
Dy ditë më parë vajzat kanë shkuar në një farmaci ku kanë kërkuar Xanax.
Farmacistja ka refuzuar t’ua shesë, çka ka tensionuar vajzat të cilat më pas edhe kanë kafshuar farmacisten në dorë.
Kjo e fundit ka denoncuar rastin në polici por autoritetet nuk i kishin lokalizuar dot.
Dy ditë më pas, pra sot, vajzat u gjetën pa jetë në banesë nga shoqja e tyre e dhomës.