Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ka miratuar një rezolutë që njeh Palestinën si të kualifikuar për t’u bërë anëtare e plotë e Kombeve të Bashkuara dhe rekomandon që Këshilli i Sigurimit “të rishqyrtojë çështjen në mënyrë të favorshme”.
Drita jeshile nga Këshilli i Sigurimit, ku SHBA vendosi veton muajin e kaluar, është një kusht i domosdoshëm për çdo miratim të plotë. Teksti mori 143 vota pro, 9 kundër dhe 25 abstenime përfshirë edhe Shqipërinë
“Ju keni hapur Kombet e Bashkuara për nazistët modernë,” tha ambasadori izraelit në OKB Gilad Erdan, pak para votimit. Shqipëria, Italia, Britania e Madhe, dhe Gjermania abstenuan për rezolutën e OKB-së për Palestinën, kurse shtetet e bashkuara votuan kundër. Votë abstenimi kishian edhe Bullgaria, Austria, Kanadaja, Kroacia, ishujt Fixhi, Finlanda, Gjeorgjia, Letonia, Lituania, Ishujt Marshall, Holanda, Maqedoninë e Veriut, Moldavia, Paraguaji, Rumania, Vanuatu, Malavi, Monako, Ukraina, Suedia dhe Zvicra.
Kurse kundër perveç SHBA votuan Izraeli, Palau, Nauru, Mikronezia, Papua Guinea e Re, Hungaria, Argjentina dhe Republika Çeke. Që një rezolutë e OKB të hyjë në fuqi duhet që patjetër ajo të miratohen nga Këshilli i Sigurimit, pa veto