Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, në lidhje me aktet e dhunshme të ushtruara gjatë protestës së zhvilluar më datë 14.05.2024, përpara Bashkisë Tiranë, nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, në vijim të veprimeve hetimore e procedurale dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ndaloi shtetasin:
Protesta në Bashkinë e Tiranës. Një 38-vjeçar ka rënë në pranga e policisë, pasi gjatë protestës së zhvilluar më datë 14.05.2024, përpara Bashkisë Tiranë, ka hedhur molotov në drejtim të bashkisë.
Sipas informacione protestuesi 38-vjeçar banues në Kurbin akuzohet për veprat penale “Prishja e qetësisë publike”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, dhe “Goditjet për shkak të detyrës”.
Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
/abcnews.al/