Prej shumë vitësh banorët e lagjes “Emin Matraxhiu” në Elbasan janë duke vuajtur mungësen e investimeve në infrastrukturë. Rruga që mban emrin “Nazmi Hasa” është në gjëndje të amortizuar dhe për banorët është shumë e vështirë që të kalojnë këtu për shkak të gropave dhe mungesës së ndriçimit natën. Për këtë arsye të lodhur nga premtimet boshe të mëparshme banorët e kësaj lagjjeje kanë firmosur kërkesën të cilën ia kanë dorëzuar antarit të PSD Erion Murataj  në këshillin bashkiak të Elbasanit për të pasqyruar shqetësimin e tyre në mbledhjen e rradhës.

Murataj menjëherë pas marrjes së kërkesës nga banorët i është drejtuar këshillit bashkiak që ta fusi në rend dite në mbledhjen e rradhës.

Kujtojmë që shumë herë Erion Murataj është besuar nga qytetarët e Elbasanit si personi i duhur për të ngritur në këshill bashkiak shqetësimet e tyre si në rastin e banorëve të lagjes 5 Maji apo të njësive administrative që kanë probleme me investimet publike.