Vajza e vogël e 40-vjeçarjes shqiptare Enkelejda Danaj, e cila u vra nga bashkëshorti i saj në Athinë ka vrapuar në vendin e ngjarjes  duke bërtitur: “Ndoshta është nëna ime.”

Një dëshmitare, e shokuar tregon se si vajza e vogël erdhi e tronditur , duke qarë dhe duke folur në telefon. “Një vajzë e vogël erdhi këtu në vendin e ngjarjes, dhe tha ‘ndoshta është nëna ime’ ndërsa ajo po qante dhe qante,” thotë ajo.

“Ajo i tregoi një foto Policisë dhe ata e identifikuan si nënën e saj. Vajza tha se mamaja e saj nuk shkoi në punë sot dhe pasi ia tregoi fotografinë policisë, ajo u tha se babai i saj e kishte vrarë. Ajo fliste në telefon dhe thoshte ‘më kanë vrarë mamin, kanë vrarë. mamaja ime, ajo ishte shumë e tronditur”, tregon ajo.

Siç pohon banorja, çifti së fundi kishte blerë një shtëpi në këtë zonë, shkruan Protothema.gr

“Ajo po thoshte ‘ndoshta babai im e vrau, ai e gjeti atë rrugës për në punë’. Siç shpjegon dëshmitarja vajza me siguri në atë moment ka qenë duke folur me vëllain e saj dhe i ka thënë: “Babi e ka vrarë mamin”. 

40-vjeçarja u gjet mëngjesin e së enjtes e vdekur në mes të rrugës në Menidi me thikë në bark. Nga të dhënat e para të mbledhura rezulton se 40-vjeçarja, si në të shkuarën e afërt ashtu edhe një dekadë më parë, i është drejtuar tre herë autoriteteve dhe ka denoncuar bashkëshortin e saj për dhunë në familje.

Top Channel