Ish-kryebashkiaku i Kavajës Elvis Roshi ka dalë nga ambientet e SPAK, pasi qëndroi aty për disa orë.

Pasi doli nga zyrat e SPAK, Roshi u pyet nga gazetarët nëse po hetohet për korrupsion.

“Për shkak të hetimit nuk mund të flas”, tha Roshi. Gjithashtu Roshi u pyet nëse po akuzohet për shpërdorim detyre.