Ish-kryebashkiaku i Bulqizës Lefter Alla dhe 8 persona të tjerë të u gjetën fajtorë nga Gjykata e Posaçme, për akuzat e shpërdorimit të detyrës, shkelje të barazisë në tendera dhe falsifikimit.
Alla u dënua me 3 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar përfundimisht do të vuajë 2 vite heqje lirie.
Përveç ish-kryebashkiakut janë dhënë vendimet edhe për: Enkeleda Lleshi, Rubin Kola, Arsen Gjoka, Kujtim Zogu, Erion Isaku, Leonard Daçi, Rasim Daci, Aqif Konesha dhe Dali Gazidedja.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Lefter Alla për kryerjen e veprës penale “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tenderë apo ankande publike” parashikuar nga neni 258 (para ndryshimeve të vitit 2021) dhe 25 të Kodit Penal dhe bazuar në këtë dispozitë dënimin e tij me 1 (një) vit e 9 (nëntë) muaj burgim.
deklarimin fajtor të të pandehurit Lefter Alla për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës” parashikuar nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal, dhe bazuar në këtë dispozitë dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.
Në aplikim të nenit 55 të Kodit Penal bashkimin e dënimeve duke e dënuar të pandehurin Lefter Alla me 3 (tre) vjet burgim.
Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale uljen e dënimit me 1/3 duke e dënuar përfundimisht të pandehurin Lefter Alla me 2 (dy) vjet burgim.
Në aplikim të nenit 35 të Kodit Penal heqjen e të drejtës për të ushtruar funksione publike për të pandehurin Lefter Alla për një periudhë kohe prej 5 (pesë) vjet.
Vuajtja e dënimit fillon nga dita e ndalimit më datë 03.2023 dhe referuar ligjit nr.81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, duhet të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.