Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Devoll. 64-vjeçari Zenel Rushitaj, banues në fshatin Hoçisht ka ngacmuar seksualisht një 13-vjeçare.
Sipas policisë, 64-vjeçari ka ngacmuar jo vetëm me fjalë 13-vjeçaren por ka kaluar edhe në kontakt fizik.
Për këtë, sipas policisë 13-vjeçarja i është nënshtruar një kontrolli mjekësor dhe pritet përgjigja në rast se 64 vjeçari ka kryer marrëdhenie seksuale me minorenen.
Gjatë kësaj kohe, sipas burimeve, i moshuari e ka ngacmuar edhe me mesazhe në telefon 13-vjeçaren banuese edhe kjo në fshatin Hoçisht.
Ndërkohë, grupi i hetimit në prani të prindërve dhe psikologes ka marrë në pyetje 13-vjeçaren për të mësuar më shumë rreth kësaj ngjarje./abcnews.al