Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) me Antimafian Italiane, kanë goditur një grup kriminal me aktivitet në fushën e mashtrimit me tatimtaksat.

SPAK, me një komunikatë për mediat, thotë se bëhet fjalë për shuma nga 1.1 milion euro në vit ose një total prej 13.5 milionë euro në 12 vite përmes mashtrimit me tatim taksat, pastrimin e parave dhe faturat fiktive, hetuar nga Antimafia e Firences.

SPAK dhe Antimafia nga verifikimet e përbashkëta kanë vënë në hetim shtetasit shqiptarë, përkatësisht: Gazment Koçiu, Redon Marku, Samir Houjeiri, Eros Gjona, Orkes Kamami, Eluent Kamami, dhe Albiona Zaj.

Sipas hetimeve dhe dyshimeve paraprake, rezulton se Eulent Kamami qëndronte në krye të grupit ndërsa Albiona Ziaj, mblidhte paratë që vinin nga aktiviteti tregtar duke mos prerë asnjë faturë shoqëruese.

“Në bashkëpunim me Prokurorinë Publike të Firenzes, koordinuar nga Eurojust, janë kryer kontrolle në 4 qytete të Shqipërisë dhe 23 kontrolle në disa qytete të Italisë. Është zbuluar një investim prej 13.5 milionë euro në 31 restorante, 2 hotele dhe biznese të tjera të ndryshme. Hetimi po vijon në mbledhjen e provave dhe përgjegjësinë penale të subjekteve nën hetim”, thekson SPAK.

Pjesë e aktiviteteve të këtij grupi, janë krime përmes blerjeve ose dhënien me qira të 31 bizneseve, restorantesh në qendër të Firences, dy hoteleve, bizneseve të makinave me qira, një kompanie prodhimi birre, Aksionet e një klubi futbolli amator në Ischia qe u blenë gjithashtu me të ardhura të paligjshme. Kontrollet në Shqipëri janë kryer në Tiranë, Vlorë, Durrës dhe Elbasan.

Paratë sipas Antimafias italiane përveç rasteve të investuara në bizneset që janë radhitur më poshtë, janë riinvestuar nga të dyshuarit në mallra luksi. Janë një sërë restorantesh e hotelesh që po kalojnë në sitë, ku shumica prej tyre janë në pronësi të shqiptarëve:

Osteria del Proconsolo,
Il Cavallino,
Gustavino Enoteca Ristorante,
Braceria dei Tre Amici,
Ponte Vecchio,
Osteria del Fiore Ristorante Pizzeria,
Bisteccheria Santa Croce,
Trattoria de Pitti, Orcagna,
Hosteria Antico Bottaio,
Sasso di Dante,
Santa Maria Novella,
Casa del Vin Santo,
Osteria da Caterina,
Locanda Fiorentina,
Trattoria Giovanni,
Lo Spuntino di Pesce,
Museo della Bistecca,
Osteria San Fiorenzo,
Borgo Saccardi,
Tre Pepi,
Osteria Le Pietre Bisteccheria,
La Tenda Rossa (ex Rossopomodoro),
Cimatori 30 Osteria,
Il Caminetto, Palapa,
l’hotel Ferdinando II De’ Medici,il bed & breakfast Black 5 Florence.

Harta dhe emrat e  bizneseve ku dyshohet se kryhej evazion fiskal: