Ky shofer me telefon në dorë në timon, po merr pjesë online në seancën gjyqësore ku akuzohet për drejtim të mjetit me patentë të pezulluar.
Corey Harris nga Michigani hyri në Zoom teksa po drejtonte makinën duke befasuar gjykatësin.
‘Po tërhiqem direkt në një vend parkimi, pasi mu dësh të shkoja patjetër tek mjeku’ justifikoi ai brenda pak sekondave.
Pas një pause të shkurtër, gjykatësi i çështjes civile, Cedric Simpson vijonte të ishte i hutuar teksa pyeti avokaten e Harris ‘Nuk po kuptoj diçka, a ishte duke drejtuar makinën ndërkohë që nuk e ka rimarrë ende patentën?’
Teksa pohon se Simpson kishte të drejtë, avokatja mbrojtëse Natalie Pate që ishte e pranishme në gjykatë kërkoi shtyrje të gjyqit me dy deri në katër javë.
‘Jam ende i paqartë, se di pse duhet ta bënte këtë’ belbëzoi gjyqtari me një buzëqeshje të pabesueshme në fytyrën e tij, pastaj e urdhëroi shoferin të paraqitej në burgun e qytetit deri në mbrëmje.
‘Oh zot’ dëgjohet të thotë burri i shqetësuar teksa kthen kokën në krahun tjetër, në videon që tashmë është bërë virale. Nuk dihet ende nëse ai e ka zbatuar masën e vendosur për të, meqë rregullat e para i pati thyer.