Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e Erzen Breçanit për ndryshimin e masës së sigurisë nga “arrest me burg”, në një masë tjetër më të lehtë me pretendimin se i rrezikohej jeta në qeli për shkak të gjendjes shëndetësore.
Për Breçanin u bënë dy akte nga ekspertët dhe të dyja u rrëzuan nga togat e zeza. Ai pretendonte se vuante nga klaustrofobia dhe i kishte shkaktuar probleme me zemrën.
Në përfundim, GJKKO vendosi që Breçani të qëndrojë në qeli deri në përfundim të hetimeve.
Ish-drejtori i policisë së Tiranës, Erzen Breçani, u arrestua më 20 nëntor 2023 dhe akuzohet për pastrim parash e përkrahje të autorit të krimit./ abcnews.al