Padyshim një nga skuadrat më surprizuese të këtij sezoni janë edhe gjermanët e Stuttgart, të cilët kanë zhvilluar një sezon të magjishëm, teksa aktualisht pozicionohen në vendin e tretë në një prej kampionatëve më elitar të botës, Bundesliga, ku disa prej lojtarëve të tyre, si Serhou Guirassy apo Deniz Undav janë kthyer në objektiva të skuadrave, për merkaton e verës.

Mirëpo, jo vetëm dy të mësipërmit kanë shkëlqyer këtë sezon, te Stuttgart, me anësorin e krahut të majtë të sulmit, Chris Fuhrich, i cili ka zhvilluar paraqitje të shkëlqyera këtë sezon, paraqitje që kanë vënë pas tij tre “gjigantë” të futbollit gjerman, “Demat” e RB Leipzig, “Verdhekuqtë” e Borussia Dortmund dhe “Aspirinat” e Bayer Leverkusen.

Sipas raportimeve më të fundit të mediave gjermane, deri më tani më të favorizuarit duket të jenë kryesuesit e këtij sezoni të Bundesliga, Bayer Leverkusen, me teknikun, Xabi Alonso, që i kërkuar me patjetër drejtuesve të klubit që ta blejnë, teksa bëson së në rast fitimit të titullit kampion do ta kenë më të lehtë ta bindin lojtarin që t’i bashkohet ekipit të tij në sezonin e ardhshëm. /i.m /abcnews.al