Një 34-vjeçar shqiptar i dënuar me mbi 4 vjet burg është arrestuar nga policia italiane. Mësohet se karabinierët e stacionit lokal Selvazzano, gjurmuan dhe arrestuan shqiptarin, banues në Selvazzano Dentro, në zbatim të urdhrit të lëshuar nga Prokuroria Publike e Padovës.
Mediat italiane shkruajnë se 34-vjeçari u dërgua në burgun e Vicenzës. Ai do të duhet të vuajë dënimin me 4 vjet, 7 muaj e 18 ditë burg për veprën penale të posedimit me qëllim trafikun e drogës, për ngjarjet e kryera mes viteve 2023 dhe 2024 në Selvazzano.
Shqiptari u arrestua nga ushtria korrikun e kaluar 2023 pasi iu gjetën në zotërim gjithsej 130 gram kokainë dhe heroinë dhe 12,500 euro para cash. Veprimtaria e mëvonshme hetimore kishte sjellë dënimin ndaj tij, i cili ndërkohë ishte kthyer në vendin e origjinës. Bëhet me dije se policia arriti ta identifikojë në aeroportin e Bergamos ku sapo kishte zbritur në kthimin e tij në Itali.