Mbahet sot seanca paraprake për ish-ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj në lidhje me koncesionin e Sterilizimit. Mbetet për tu parë nëse do të kalojë apo jo për gjykim.

Beqaj po hetohet për shpërdorim detyre. Ndaj tij janë caktuar dy masa sigurie, detyrim paraqitje dhe ndalim për të dalë jashtë vendit. Masat e sigurisë u miratuan nga GJKKO më 16 nëntor.

Hetimet 3-vjeçare të kryera nga Prokurorisë së Posaçme kanë zbuluar shkelje të ligjit në procedurat e dhënies së njërit prej koncesioneve më të kushtueshme të sektorit të shëndetësisë, me qëllimin e vetëm të shpalljes fitues të kompanive të Ilir Rrapajt dhe shtetasit Italian, Umbro Staccini.

Ilir Beqaj u zgjodh ministër i Shëndetësisë në kabinetin e parë të kryeministrit Edi Rama dhe gjatë drejtimit të tij në vitet 2013-2017, u firmosën tre kontrata koncesionare prej dhjetra milionë eurosh për shërbime të sistemit shëndetësor.
/abcnews.al