Një punëtor 40-vjeçar humbi jetën këtë të martë, pasi ra në kontakt me energjinë elektrike, teksa shtronte një linjë interneti në Kavajë.
Ngjarja ndodhi rreth orës 11:45, në lagjen Qerret. Shtetasi me iniciale R.R. ndërroi jetë në vendngjarje, ndërkohë që nuk dihet si ra në kontakt me rrymë apo nëse kompania respektonte rregullat në ambientet e punës.