Një 34 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës për veprat penale “Mashtrimi”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”.

Rizar Alibali nga Shkodra akuzohet se nëpërmjet mashtrimit ka përvetësuar 27 mijë euro dhe në vendin e tij të punës, ka paraqitur dokumente (mandate) të dyshuara të falsifikuara.

34 vjeçari, duke qenë i punësuar në një kompani nga e cila kryente depozita të ndryshme bankare, mashtronte duke depozituar shuma më të vogla parash se shumat reale./abcnews.al