Imer Manahasa, 43-vjeçari i cili u arrestua në Peqin, pasi në një objekt të ndërtuar pa leje, kishte fshehur arsenal armësh dhe drogë, rezulton të jetë djali i Albert Manahasës, dhe vëllai i Seit Manahasës.

Albert Manahasa dhe Seit Manahasa, u arrestuan pasi në ambientet e biznesit të tyre, një servis makinash,u gjet arma me të cilin u ekzekutua Emiljano Ramazani më 20 korrik 2020.

“Operacioni ka çuar në pranga një 43 vjeçar, person i skeduar më herët nga Policia e Ebasanit. Policia, nga informacionet paraprake, ka organizuar operacionin. Fillimisht, ka pasur informacione se ky person kishte ndërtuar pa leje një objekt. Nga kontrolli, policia ka gjetur sasi muncioni luftarak. Mbi të do të rëndojnë të paktën 5 akuza. Është një person problematik. Policia e citon si një person i cili është i përfshirë në aktivitet kriminal, është pjesë e një grupi kriminal.

Nëse bëjmë me familjarët e afërt, përmendim Seit Manahasa, i dyshuar si i përfshirë në vrasjen e Emiljano Ramazanit. Deri tani, në kuadrin e dyshimeve, mendohet se ai është pjesë e të njëjtit grup kriminal, ku humbi jetën Emiljano Ramazani. Detajet mbeten për t’u konfirmuar. Do jetë prokuroria e Elbasanit që do të zbardhë ngjarjen”, raportoi gazetarja e ABC News, Edisona Skënderi./abcnews.al