Smartphone-t po ngrohin planetin më shpejt se çdo pajisje elektronike tjetër dhe studimet tregojnë se emëtimet e gazit nga smartphone-t do të rritet me 730% çdo vit. Vitet e fundit, prodhuesit e tyre kanë filluar të ndërgjegjësohen disi rreth këtij fenomeni, duke parë të arsyeshme heqjen e karikueses nga kutia dhe riciklimin e materialeve.
Megjithatë asnjë nga këto veprime nuk mund ta arrijë impaktin pozitiv që bateritë e lëvizshme mund ofrojnë në këtë drejtim. Në përgjithësi, njerëzit blejnë një telefon të ri çdo 2-3 vjet, mirëpo zgjatja e këtij cikli qoftë dhe vetëm për një vit mund të ulë emëtimet me 30%. Sipas Nathan Proctor, nëse qytetarët amerikanë do të përdornin smartphonet e tyre një vit më shumë, impakti do të ishte i njejtë me heqjen e 636,000 makinave nga rrugët për një vit. Në rastin e Europës, kjo rritet deri në 2 milionë makina për çdo vit.
Problemi kryesor me smartphonet e “vjetër” është zakonisht bateria e tyre. Pra, nëse ato do të ishin lehtësisht të zëvëndësueshme, jetëgjatësia e telefonave do të rritej, duke rezultuar në më pak ndotje. Gjithashtu një studim nga Bashkimi Evropian zbulon se një lëvizje e tillë mund t’i kursejë konsumatorëve mbi $24.2 miliardë deri në 2030.