Gjykata e Posaçme cakton masën e dyte të sigurisë ‘arrest në burg’ për ish-kryebashkiakun e Himarës, Jorgon Goron.

Ai është ne hetim për shpërdorim te detyrës pasi dyshohet se në kundërshtim me ligjin pajisi me 4263 m2 tokë kryetarin aktual te bashkisë se Himarës, Arqile Bollano.

Goro nëpërmjet avokatit Sokol Hazizaj kundërshtoi masën e sigurisë me argumentin se nuk mund te caktohet një mase e dyte sigurie ekstreme si ajo e arrestit kur nuk plotësohet asnjë kriter ligjor.

Gazetari Ermal Vija në një lidhje të drejtpërdrejtë për ABC News, raportoi se “Seanca u zhvillua këtë të diel, me dyer të mbyllura. Avokati i tij ka kundërshtuar masën e sigurisë. Bollano ka dorëzuar dokumente në Bashkinë e Himarës, me pretendimin se ishte pjesë e bashkisë dhe nëpërmjet aktit të marrjej së tokës në pronësi ka kërkuar pronësimin e mbi 4 hektarëve tokë. Goro pretendon se s’mund të vendoset një masa e dyte ekstreme. Të dyja masat lidhen me shpërdorimin e detyrës”.

/abcnews.al