Një ish-efektiv i Shqiponjave është plagosur mbrëmjen e djeshme me thikë, pasi një debati me rojën e një parkimi në ambientet e një hoteli në Sarandë.
Dyshohet se ai ka refuzuar të kryejë pagesën pasi kishte marrë mjetin. I plagosur ka mbetur Lavdosh Metaj, ndërsa autori, Armand Shehu, është arrestuar pas ngjarjes.
41-vjeçari i plagosur është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ish-efektivi i Komisariatit të Sarandës, Lavdosh Metaj, ka qenë më partë i arrestuar në vitin 2021 për shpërndarje kokaine dhe u liruar 3 muaj më parë më parë për shkak të amnistisë.
Top Channel