Një sherr mes një grupi policësh dhe një grupi qytetarësh është shënuar në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në hyrje të Lungomares në Vlorë.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth orës 01:30 minuta.
Nga video duket një polic që qëllon me shkop gome, ndërsa disa të tjerë përpiqen të vihen në mes për të sheshuar sherrin që ka nisur pranë një makine.
Ende nuk dihen shkaqet e kësaj përplasjeje, por dyshohet që konflikti të ketë nisur për sekuestrimin e disa monopatinave.