FBI ka identifikuar autorin e atentatit ndaj ish presidentit të SHBA, Donald Trump.
Përmes një deklarate, FBI u shpreh se autori është 20-vjeçari, Thomas Matthew Crooks, nga Bethel Park, Pensilvani, shkruan CNN.
Crooks qëlloi me armë ku një plumb plagosi Trumpin. Ai u vra nga snajperët e Shërbimit Sekret.
Është ende e paraqrtë pse Crooks qëlloi mbi kandidatin republikan për president të SHBA.
Trump tha të shtunën vonë se një plumb e goditi në veshin e djathtë pasi dikush e qëlloi gjatë një tubimi në qytetin Batlër të Pensilvanisë. FBI-ja tha tha se ka marrë nën kontroll hetimin.
Në veshin e majtë dhe në fytyrën e ish-presidentit dukeshin shenja gjaku pas atyre që u dukën se ishin të shtëna e që vinin nga një drejtim i panjohur.
Presidenti Joe Biden, nënpresidentja Kamala Harris dhe ish-presidenti Barack Obama lëshuan deklarata të forta duke dënuar dhunën.
Incidenti po hetohet si atentat, sipas njoftimeve të mediave, dhe mund të intensifikojë dhe komplikojë më tej garën presidenciale./abcnews.al