Depp bëri një paraqitje të shkurtër si Grindelwald në vitin 2016 në Fantastic Beasts and Where to Find Them dhe përsëriti rolin e tij në Fantastic Beasts 2018: The Crimes of Grindelwald mirepo nuk do të jetë në vitin 2020.
SHBA– Johnny Depp nuk do të luajë rolin e magjistarit Gellert Grindelwald në filmin “Fantastic Beasts”. Lajmin e dha vetë aktori, gjatë ditës së sotme.
Në një letër të postuar në Instagram, Depp shkruan se atij i ishte “kërkuar të jepte dorëheqjen” nga roli i tij si Gellert Grindelwald dhe kishte “respektuar duke u pajtuar me atë kërkesë”.
Ai e quajti gjykimin e shpifjes “surreal” dhe konfirmoi planet e tij për t’u ankuar. Në letrën e tij, të postuar në Instagram , Depp tha se gjykimi nuk do të “ndryshonte luftën time për të thënë të vërtetën”.
Deklarata e Johnny Depp
Per ngjarjet e fundit, unë do të doja të bëja deklaratën e shkurtër. Së pari, unë do të doja të falënderoja të gjithë ata që më kanë dhuruar me mbështetjen dhe besnikërinë e tyre. Jam përulur dhe prekur nga shumë mesazhet tuaja të dashurisë dhe shqetësimit, veçanërisht gjatë ditëve të fundit. Së dyti, dëshiroj t’ju bëj të ditur se nga Warner Bros më është kërkuar të jap dorëheqjen nga roli im si Grindelwald në Fantastic Beasts dhe unë e kam respektuar atë dhe jam dakord me atë kërkesë. Më në fund dëshiroj ta them këtë, Gjykimi surreal i gjykatës në Mbretërinë e Bashkuar nuk do të ndryshojë luftën time për të thënë të vërtetën dhe unë konfirmoj që kam në plan të apeloj. Vendosmëria ime mbetet e fortë dhe kam ndërmend të provoj se akuzat kundër meje janë të rreme. Jeta dhe karriera ime nuk do të përcaktohen nga ky moment në kohë. Faleminderit per leximin Sinqerisht, Johnny Depp.
Dalja e Depp nga filmi vjen disa ditë pasi ai humbi rastin e tij të shpifjes kundër medias “The Sun” mbi një artikull të vitit 2018 që portretizoi atë si një “abuzuesh grash”. Depp konfirmoi se ai planifikon të apelojë vendimin.