Deputetet e Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste kanë bërë sot paradite një amendament që i mbyllin akoma më shumë listat e deputetëve.

Kryetarja e Parlamentit Lindita Nikolla, ministrja Elisa Spiropali, deputetja e PS-së, Etilda Gjonaj dhe deputetet demokrate Albana Vokshi dhe Dhurata Çupi kërkojnë që edhe në pjesën e hapur të listës, të sigurohet që ⅓ e atyre që do të shkojnë në Parlament të jenë gra.

Dokumenti:

Lënda:

Propozohet për shqyrtim dhe miratim amendamenti.

Drejtuar:

Znj. Lindita NIKOLLA Kryetar e Kuvendit të Shqipërisë

Në mbështetje të nenit 75, pikave 3 dhe 4, të Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë, propozojmë që në projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin Nr. 10019 datë 29.12.2008 “Kodi zgjedhor 1 Republikës së shqipërisë” I ndryshuar të bëhen këto shtesa dhe ndryshime:

Neni 1

Ne nenin 8 pika 2 shtohet paragrafi:

“Në rastet kur nga rirenditja nuk rezulton që duke filluar nga kreu i listës një në tre emra të saj t’i përkasin gjinisë më pak të përfaqësuar, atëherë kandidatja e tretë në këtë listë dhe në vijim një në çdo tre emra të saj i përkasin gjinisë më pak të përfaqësuar sipas numrit të votave që këto të fundit kanë marrë. Mbi bazën e këtij kriteri hartohet lista përfundimtare që i nënshtrohet votimit parapëlqyes e rirenditur, e cila përdoret për zbatimin e nenit 164 të këtij Kodi.”

Top Channel