Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim një nga fraksionet e dosjes për ndërtimin e Inceneratorit të Tiranës.

SPAK ka marrë të pandehur ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka për akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Të pandehur janë marrë edhe zyrtarë të tjerë të ministrisë dhe zyrtarë të bashkisë, shtetasit, Pëllumb Abeshi, Erjon Murataj, Bledar Karoli, Taulant Tusha, Namik Simixhiu, Etleva Kondi, Alba Thoma, Valbona Ballgjini, Sidita Kopliku, Jetmir Llapaj, Silena Tola.

Dyshohet se këta shtetas kanë shpërdoruar detyrën në lidhje me disa episode që kanë të bëjnë me dhënien me koncension të inceneratorit të Tiranës. Po kështu ka dyshime se këta persona kanë vënë në dijeni mbi procedurat për përfitimin e inceneratorit dy administratorët Klodian e Mirel Mërtiri.

/abcnews.al/