Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga tragjedia e dyfishtë e ndodhur mëngjesin e së martës në fshatin Shalës të Konispolit. ku 69 vjeçari Hysen Islamaj u konfliktua verbalisht dhe qëlloi disa herë me sëpatë bashkëshorten e tij Shano Islamaj, 66 vjeçe, e cila humbi jetën për shkak të plagëve të marra.
Pas ngjarjes së rëndë, djali Klementin Islamaj ka shkuar në banesë dhe në pjesën e shkallëve është konfliktuar me babanë e tij 69 vjeçar, ku dyshohet se e ka shtyrë nga shkallët, duke gjetur vdekjen e menjëhershme. Sipas dëshmisë së 40 vjeçarit, ai nuk ka dashur ta vrasë të atin.
Nga deklaratat e 40 vjeçarit ka qenë një ngjarje aksidentale dhe se s’ka qenë qëllimi që të vriste babain”, raportoi gazetari Ervin Leka në lidhje me dëshminë e 40 vjeçarit në polici.
Gazetari raportoi gjithashtu se Hysen Islamaj njihej si një njeri problematik dhe se kishte pasur konflikte edhe me banorë të tjerë të fshatit./abcnews.al