Përfshihet nga flakët makina në Elbasan.

Ngjarja ka ndodhur pak pas mesnatës së kaluar rreth orës 12.45 në rreth-rrotullimin e postës.

Nga pamjet shihet mjeti që ka shpërthyer në flakë.

Drejtuesi ka arritur të largohet dhe të shpëtojë pa dëmtime,ndërsa mjeti është shkrumbuar tërësisht.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë zjarrfikësit që kanë bërë të mundur fikjen e flakëve.

Ende nuk dihet shkaku. Por aktualisht dyshohet një difekt në sistemin elektrik të mjetit.