“Metamorfoza” zbuloi grupin e strukturuar kriminal, ku mes emrave dolën dhe ish-zyrtarë, si Erzen Breçani.

Tashmë SPAK ka mbyllur hetimet dhe dosjen për 11 të hetuarit ia ka dorëzuar GJKKO për vendim.  lidhjen e disa personave.

Sipas SPAK të pandehurit Bujar Ajeti, Adrian Cenaj dhe Erzen Breçani kanë përkrahur Nuredin Dumani i cili ishte në kërkim për kryerjen nga ana e tij të disa veprave penale shumë të rënda, të kryera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Të pandehurit Cenaj dhe Ajeti kanë strehuar dhe ndihmuar shtetasin Nuredin Dumani me qëllim që t’i shmanget drejtësisë në një moment kur për këtë person ishte caktuar një masë sigurimi nga gjykata. I pandehuri Erzen Breçani ka konsumuar veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, duke i dhënë informacione Bujar Ajetit si dhe Nuredin Dumanit në mënyrë që t’i shmangen arrestimit nga policia gjyqësore.

Në kuadër të hetimeve janë sekuestruar si produkt i veprës penale, ndër të tjera, disa pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme, të cilat i janë bashkëngjitur akteve të dërguara për gjykim si më poshtë:

1-Shoqëria “HEC DRITA ENERGY”, me pronar “R.O.S.P Breçani” shpk, i emëruar administrator për një periudhë kohore nga data 23.09.2019 deri në 23.09.2024 Eralbi Breçani

2- Automjeti markës “Audi”, modeli “RS Q8”, vit prodhimi 2020;

3- Automjeti i markës “Mercedez Benz”, modeli “G350d”, vit prodhimi 2017;

4- Llogari bankare në shumën prej 75.000 (shtatëdhjetë e pesëmijë) euro.

Top Channel