Një incident i dhunshëm ka ndodhur në ambientet e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. A2 CNN raporton se gjatë një seance paraprake janë përplasur fizikisht disa prej të pandehurve.

Sipas informacioneve për A2 CNN, konflikti ka ndodhur gjatë seancës paraprake në ngarkim të Petrit Çakrajt dhe Fation, Aleksandër e Kristi Bushgjokaj, të cilët akuzohen për rrëmbimin dhe vrasjen e Renis Dobrës, në Mat.

Për shkak të situatës së krijuar, në mbështetje janë thirrur efektivë të Policisë së Shtetit.

Megjithatë, ndërhyrja e tyre nuk ka qenë e nevojshme, pasi situata është vënë nën kontroll brenda sallës së gjyqit. (A2 Televizion)

GEAM Sh.p.k