Dy superjahtet e themeluesit të “WhatsApp” Jan Koum janë ankoruar në portin detar të Durrësit për disa orë.
Superjahti “Moonrise” është një mjet lundrues motorik rreth 100 metra i gjatë, i konsideruar si një tjetër kryevepër e prestigjiozit holandez Feadship, lançuar në vitin 2020.
Në bordin e jahtit, që mbërriti në portin e Durrësit pak para mesnatës së kaluar nga Palma De Mallorca e Spanjës, sipas burimeve nga kapiteneria e portit ndodhet edhe vetë Jan Koum. Ndërkaq jahti tjetër “Nebula”, po në pronësi të Koum, përdoret si anije ndihmëse për “Moonrise”.
Top Channel