Dy shtetas të prezantuar si shtetas të huaj kanë vjedhur një shumë të konsiderueshme eurosh në një pikë shërbimesh në Shkodër e cila ndër të tjera ofron edhe këmbim parash.

Dy shtetasit të prezantuar si ukrainas, kanë kërkuar këmbimin e një shume të konsiderueshme. Pasi kanë kërkuar shumë e parave në euro, personi në këtë pikë shërbimesh i ka bërë gati eurot të ndara në dy zarfe duke qëndruar në pritje që dy të huajt t’i sillnin lekët. Përpara se të largoheshin dy shtetasit e prezantuar si ukrainas mësohet se kanë ndërruar zarfet duke marrë ato me euro dhe duke lënë dy zarfe të mbushura por pa euro brenda.

Është bërë denoncimi në policinë e Shkodrës ndërsa janë kyçur edhe kamerat e sigurisë në rrugët e qytetit për të bërë të mundur gjetjen dhe identifikimin e dy të huajve që vodhën eurot.

Ndërkohë kjo pikë shërbimesh kërkon ndihmën e kujtdo që në rast se i shohin diku të lajmërojnë menjëherë policinë.

Në pamje duken qartazi fytyrat e dy hajdutëve që vodhën sasinë e konsiderueshme të eurove. Policia po heton për gjetjen sa më parë të tyre./abcnews.al