Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e së hënës në Rubik, ku një mjet i tonazhit të rëndë ka dalë nga rruga. Për pasojë ka humbur jetën drejtuesi 55 vjeçar Lulzim Lika, banues në Laç.

Sipas policisë, 55 vjeçari ishte punonjës i një firme për nxjerrjen dhe përpunimin e mineraleve dhe po shkonte për te kantieri i punës. Po punohet për të zbardhur shkaqet e aksidentit./abcnews.al