GJKKO ka lënë në fuqi masën e dytë ‘arrest me burg’ për Plaurent Dervishajn, i cili u ekstradua nga Dubai.
Mësohet se ai doli përpara gjykatës për t’u njohur me masën lidhur me vrasjet e vitit 2005 të Klodian Saliut, Vajdin Lames dhe Artan Arsit.
Gjatë dëshmisë së tij në sallën e gjyqit, ai ka pretenduar se sjellja e tij në Shqipëri nuk është as deportim dhe as ekstradim, por rrëmbim
“Me 6 gusht me kane ardhur ne shtepi forcat speciale te Dubait me kane thyer deren me preteksin se te rrezikohej jeta dhe kundrejt teje do te zhvillohet nje atentat”, ka thënë Dervishaj. Ndërsa, e kane cuar te stacioni i policise ne Dubai dhe nuk eshte lejuar te flasi me avokatin ku e kane mbajtur 10 dite dhe me pas me kane hipur ne avion. Ndërkohë, arrestimi eshte bere ne Rinas.
Sa i perket dosjes, ai ka pretenduar se eshte i pafajshem dhe nuk ka lidhje me ngjarjen.