Nuk ka rëndësi se cilin ka kundërshtar, veten apo të tjerët. Ngolo Kante është një njeri me “7 shpirtra”.
Mesfushori francez ka zhvilluar një tjeter ndeshje të pabesueshme kundër Real Madrid, që i shërbeu skuadrës së tij Chelsea për të siguruar finalen e madhe të Uefa Champions League.
Ndonëse golat i shënuan Verner dhe Mount, futbollisti francez u shpall nga Uefa më i miri i ndeshjes, një performance që I ngjante asaj të ndeshjes së parë në Madrid.
Përvecse vraponte si I cmendur në fushën e lojës duke mbuluar disa zona, ai fitoi shumicën e dueleve me kundërshtaret dhe më së shumti ishte protagonist konkret në të dy golat e londinezeve.
Ah, ka edhe dicka tjetër jo pak të rëndësishme.
Mos harrojmë që Kante është një besimtar i devotshëm mysliman dhe është duke mbajtur Ramazan, dyfish arsye për ta konsideruar stratosferike paraqitjen e tij.
Faxweb.al