Kjo është madhësia e breshrit që ra në kryeqytet pasditen e së hënës. Për disa minuta me radhë, lëvizja në Tiranë u paralizua, pasi qyteti u përfshi nga një stuhi që solli breshër, erëra të forta dhe reshje të dendura shiut, raporton A2.

Pas përfundimit të stuhisë, në rrugët e qytetit kanë mbetur vetëm rrjedhat e ujit dhe gjethet e rëna nga pemët teksa qytetarët që tentojnë të kthehen në banesat e tyre nëpër trotuaret e përmbytura.

Ndërkohë, bashkia Tiranë, u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin lëvizjen e panevojshme. Të njëjtën thirrje e ka përsëritur edhe Policia e Shtetit, e cila u bën thirrje qytetarëve apo drejtuesve të mjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar.