Sylvinho ka publikuar listën me lojtarët e grumbulluar për takimet e Ligës së Kombeve kundër Ukrainës dhe Gjeorgjisë.
Ky është grumbullimi i parë i Kombëtares shqiptare që nga Europiani i Gjermanisë që lamë pas këtë verë.
Bihen në sy disa risi në listën e trajnerit, ku shihet pjesëmarrja e Alen Sherrit, Simon Simonit, Andi Hadrojt, Sebastian Spahiu dhe Arbër Zekës.
Nga ana tjetër janë lojtarë që kanë qenë pjesë e Shqipërisë në Europian.
Shqipëria do të ndeshet në Pragë me Ukrianën në 7 shtator, ora 20:45 dhe në të njëjtën orë, tre ditë me vonë me Gjeorgjinë në “Air Albania”, në dy sfidat e vlefshme për Ligën e Kombeve, ku Kombëtarja jonë ndodhet në Grupin 1 të Ligës B.