Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Niko Peleshi deklaroi se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për mandatin e Olta Xhaçkës, nuk trajtohet nga socialistët si vendim politik.
Pas përfundimit të mbledhjes së grupit, Peleshi u shpreh se vendimi i Kushtetueses, është bërë i njohur për të gjithë deputetë.
Peleshi shtoi se do t’i drejohen Komisionit të Venecias, për t’i kërkuar mendim, në lidhje me çdo situatë të mundshme e të ngjashme, nëse ndodh sërish në të ardhmen.
“Kjo çështje nuk është në rendin e ditës. Ne nuk e trajtojmë si një vendim politik. Vendimi i Kushtetueses është bërë i njohur për të gjithë deputetët. Nuk jam këtu për të folur për vendimmarrjet e mia politike. Do t’i drejtohemi Komisionit të Venecias, por jo për këtë çështje. Do t’i kërkojmë mendim për çdo situatë të mundshme”, theksoi ndër të tjera Peleshi./abcnews.al