Në konferencën për shtyp të para pak ditëve, presidenti serb Aleksandër Vuçiç praktikisht u kërkoi ndërkombëtarëve ta mbështesnin në zhbërjen e shtetit të Kosovës, teksa renditi një sërë masash e kërkesash qenë Kosovë u panë si kërcënuese. Por Bashkimi Europian duket se ka zgjedhur të bëjnë vesh shurdh sa I përket toneve dhe mesazheve të fjalimit të Vuçiç, që ndër të tjera përmendi edhe mundësinë e pushtimit të veriut, duke u pwrqendruar tek thirrjet e tij për riintegrimin e serbëve.
Në një reagim për Radion Evropa e Lirë, zëdhënësi i BE, Peter Stano tha se e mirwpret diçka të tillë, ndërsa u kërkoi të dyja vendeve që të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, transmeton A2.
“Ne e mirëpresim gatishmërinë e shprehur nga presidenti Vuçiç për të vazhduar angazhimin në dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Pozitivisht e marrim edhe thirrjen e tij për serbët e Kosovës, që të marrin pjesë në zgjedhjet në Kosovë dhe të riintegrohen në të gjitha institucionet e Kosovës, nga të cilat janë larguar në vitin 2022”.
Mes tjerash, pjesë e masave e kërkesave të njoftuara nga Vuçiç, ishte shpallja dhe dhe mbajtja e “zgjedhjeve lokale, të lira dhe demokratike” në veriun e Kosovës, si dhe kthimi i serbëve në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës për veriun dhe kthimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë në funksionet e tyre.
Stano tha se BE-ja, vazhdimisht, i ka bërë thirrje Beogradit që të inkurajojë riintegrimin e serbëve në institucionet e Kosovës, dhe Prishtinës që ta mundësojë atë. Stano konfirmoi se të martën do të zhvillohet raundi i ri i bisedimeve në nivel negociatorësh, ku në fokus do të jetë implementimi I marrëveshjes së Ohrit dhe zgjidhja e çështjeve aktuale, që po frenojnë përparimin. (A2