Familja Lushi në Nikiloq të Hasit ka hapur dyert e mortit për 57-vjeçarin Rexh Lushi dhe nënën e tij, Fatime Lushi, që humbën.
Të afërmit e viktimave kanë thënë se zjarri mund të jetë shkaktuar si pasojë e energjisë elekrike.
Ata thanë se Rexha ishte duke ndihmuar nënën për ta nxjerrë nga shtëpia.
- Homazhet në nder të ish deputetit të PD-së, Boçi: Gerti është dëshmi se si duhet të jetë një politikan
“S’kishte asnjë lloj mundësie për t’i ndihmuar, ishin të gjithë policia, zjarrfikësit dhe i gjithë katundi,” shprehet një bashkëfshatar i viktimave. Ka hyrë për të nxjerrë nënën dhe ka ngelur brenda”.
Ai tha se Rexha kishte njoftuar edhe policinë, përpara se të futej për të shpëtuar nënën e tij.
Nga zjarri ka shpëtuar bashkëshortja e Rexhës.
Viktima i kishte fëmijët dhe pjesën tjetër të familjes jashtë vendit, kryesisht në Angli.