Detaje të reja kanë dal në dritë nga ngjarja makabre e ndodhur një ditë më parë në qytetin e Elbasanit. Egnatia neëe ka zbuluar se Koço Buzi, 58 vjeçari i cili kreu krimin e rëndë është shprehur se ishte xheloz për bashkëshorten e tij dhe se i kishte kërkuar bashkeshortes më përpara që të mos shkonte në gjykatë për të kërkuar urdhër mbrojtje për dhunë në familje.
“I pata thënë që nuk ke për t’u ndarë prej meje. Donte të më fuste në burg”- ka deklaruar Koço Buzi .
Ndërkohë një ditë më pas Egnatia neës ishte në lagjen ku jetonte çifti Buzi. Komshinjt e tyre shprehen të tmerruar mbi ngjarjen.
“Ishte grua shume e respektuar dhe me shume edukatë. Nuk e dinim që ishin në konflikt. E degjuam në televizor lajmin dhe na erdhi shumë keq. Liliana ishte infermiere me profesion por nuk e dijm nëse punonte aktualisht apo jo. Na ka ardhur shumë keq.” -shprehet njeri nga komshinjte e çiftit.
Çifti ishin prindër të 3 fëmijëve ,njëri prej të cilëve fatkeqësisht kishte ndërruar jetë rreth dy vite më parë për shkak të një aksidenti dhe dyshohet se nga ketu kane nisur problemet mes çiftit/
Egnatia news