Janë vënë në pranga dy gra në Tiranë, Anna Tkachenko, 27 vjeçe nga Ukraina dhe rusja me Elena Maslova, 37 vjeçe nga Rusia.

Ato shfrytëzonin vajza të huaja në kryeqytet për prostitucion duke i reklamuar në faqen “Escort Tirana” dhe më pas, shumat e parave të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme, ia transferonin organizatorëve të kësaj faqeje.

Policia raporton se po procedohen penalisht 11 shtetase, për ushtrim prostitucioni, teksa janë sekuestruar shuma parash, të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme.

Dy shtetaset janë kapur në flagrancë në rrugën “Naim Frashëri”, duke marrë shuma parash, nga shtetase të huaja, të cilat dyshohet se i shfrytëzonin për prostitucion.

Top Channel