Nga burime pranë Policisë, mësohet se ky institucion po ndjek nëpërmjet medias aktivitetin politik të deputetit Ervin Salianji dhe ende nuk po reagon për ekzekutimin e vendimit të Prokurorisë, që kërkon arrestimin e tij.

“Do të presim vetëdorëzimin e tij deri pasdite. Nëse nuk paraqitet, do të shkojë policia”, pohojnë burime nga Policia e Shtetit.

Pas vendimit të Gjykatës së Apelit, që la në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë që dënoi me një vit burg Ervin Salianjin për kallëzim të rremë, pak pas mesditës së sotme, në Policinë e Shtetit mbërriti shkresa për arrestimin e deputetit.

Ndërkohë nga ana tjetër, Grupi Parlamentar i PD-së, në mbledhjen e zhvilluar pak më parë, propozoi ngujimin e Salianjit dhe deputetëve të tjerë në seli, duke i kërkuar demokratit të mos zbatojë kërkesën për arrest, teksa vendimin e Apelit e cilësojnë politik.

Top Channel