Ambasadori i BE-së Silvio Gonzato ka reaguar këtë të martë me tone të forta ndaj opozitës lidhur me aktet e dhunshme që ofroi në seancën e djeshme plenare që kulmuan djegien e karrigeve në shkallët e godinës së Kuvendit, pikërisht aty ku mbajti deklaratën diplomati evropian.
“shtë për të ardhur keq që për një çështje tjetër disa përfaqësues të opozitës përdorën mënyra që ndërpresin mbarëvajtjen e jetës parlamentare në kuvend. Është për të ardhur keq. Për çfarëdo ideje që kemi nuk është kjo mënyra për ta shprehur mendimin.
Në një demokraci funksionale si Shqipëria pakënaqësitë duhet të shprehen në mënyrën e duhur e nuk duhet të përdoren dhunë apo dëmtime ndaj pronës për të shprehur mendimin, deputetët e Kuvendit duhet të kenë mundësinë të përmbushin rolin e tyre në siguri të plotë.
Të ulen tensionet e të shmangen sulmet. Dhuna nuk duhet të jetë zgjidhje. Duhet dialog, sigurisht që nuk do të ketë gjithmonë dakordësi, por normaliteti është i nevojshëm”, theksoi ambasadori i BE-së.
FJALIMI NE KUVEND
Ambasadori i BE-së në Tiranë Silvio Gonzato, duke marrë fjalën në Asamblenë Parlamentare të Nismës për Europën Qendrore qe u mbajte ne sallen e seancave plenare te Kuvendit te Shqiperise, e cila po zhvillon punimet në Tiranë, tha se në këtë nismë bëhen bashkë shtetet anëtare ekzistuese dhe ata që do të na bashkohen në të ardhmen.
Gonzato theksoi se kur “Presidentja e KE, Ursula von der Leyen, kur foli para PE e bëri të qartë vizionin e Bashkimit Europian, një Europë më e fortë që mbron qytetarët, që mbron demokracinë dhe sjell të mira”.
Diplomati i BE-së u shpreh se ky Rajon së bashku me Ukrainën janë miqtë më të ngushtë të BE-së.
“Pas luftës së agresionit rus, përparasëia e agjendës euroipiane është zgjerimi dhe ne me zor presim të çelim negociatat me Shqipërinë për grupin e çështjeve themelore”, tha Gonzato.
Ai u shpreh se integrimi në BE do të jetë realitet, ndërsa shtoi se përafrimi i plotë me politikën e Jashtme të BE është objektivi ynë i përbashkët.
Përsa i takon bashkëpunimit rajonal, Gonzato theksoi se ai sjell shndërrim dhe promovon paqen dhe stabilitetin. Në këtë kuadër, Ambasadori i BE-së theksoi se një mjedis ku ka besim është kyç në zbatimin e reformave që ju afrojnë me BE.
“Parlamentet kanë një rol kyç për të afruar vendet me njëra-tjetrën. Vetëm parlamentet mund të sjellin legjitimitet politik në procesin e anëtarësimit. Procesi i anëtarësimit nuk është thjesht një projekt teknokratik, por duhet një ndryshim të shoqërive”, tha Gonzato.