Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar hapjen e dy procedurave të rëndësishme të prokurimit, të cilat pritet të kenë një efekt të fortë dhe të menjëhershëm në komunitetet lokale, shkruan newsbomb.al.

Bëhet fjalë për rehabilitimin e rrugën e vjetër nacionale Fier – Ballsh – Fratar, e cila ka një vlerë të fondit limit prej 35 miliardë lekësh të vjetra; si dhe ndërtimi i rrugës Kthesa e Bërdicës – Ura e Bahçallëkut në Shkodër, vlerë 10 miliardë lekë.

Kuvendi i Shqipërisë ka dhënë më parë “OK” për këto dy procedura të rëndësishme dhe dje më 4 Tetor, Autoriteti Rrugor Shqiptar si institucion përgjegjës ka njoftuar zyrtarisht hapjen e garës dhe në faqen e Agjencisë së Prokurimeve Publike janë njoftuar të gjitha të dhënat.

ARRSH hap garën 35 miliardë lekë për rrugën e

Procedura e prokurimit per rrugen Fier-Ballsh-Fratar

Ky aks rrugor ndodhet në gjendje tejet të amortizuar, pasi prej vitesh në të nuk janë kryer investime me gjithë shqetësimin e vazhdueshëm të banorëve si dhe trajtimin e këtij problemi në media. Në këto rrugë vlen të theksohet cedimet e shumta dhe valëzime e tabanit të rrugës.

Objekti “Rehabilitimi i rrugës Fier – Kthesa Patosit – Fratar”, është planifikuar të realizohet me fonde të buxhetit të shtetit për këtë vit buxhetor. Konkretisht, është rikonstruksioni i rrugëve ekzistuese:

· Fier – Kthesa Patosit, me një gjatësi 5.9 km, (Segmenti 0)

· Kthesa Patosit – Hyrje Ballsh, me një gjatësi 17.2 km, (Segmenti 1)

· Dalje Ballsh – Fratar, me një gjatësi 19.6 km, (Segmenti 2)

ARRSH hap garën 35 miliardë lekë për rrugën e

Fier – Kthesa Patosit – Frata

Përsa i përket procedurës së dytë të prokurimit, ndërtimi i rrugës Kthesa e Bërdicës – Ura e Bahçallëkut në Shkodër, ajo do të ketë një vlere prej 10 miliardë lekësh të vjetra. Ky ssegment rrugor do të shërbejë si rakordim i parametrave gjeometrike dhe funksionale të rrugës ekzistuese të hyrjes në qytetin e Shkodrës, si dhe lidhjes me urën ekzistuese të Bahçallëkut.

Ura ekzistuese parashikohet të ruhet dhe do të jetë funksionale edhe me dublimin e saj paralel me urën ekzistuese.

Kjo urë do të akomodojë trafikun që lëviz në drejtim të Tiranës, ndërsa ura ekzistuese do të shërbejë vetëm për trafikun që lëviz në drejtim të Shkodrës. Gjatësia e urës dhe hapësirat e dritës së nënstrukturës së urës duhet të jenë në harmoni me nënstrukturën e urës ekzistuese.

ARRSH hap garën 35 miliardë lekë për rrugën e

Procedura per rrugen Kthesa e Bërdicës – Ura e Bahçallëkut

Objektivi i përgjithshëm i këtij studimi është realizimin e projektit të detajuar të rrugës hyrëse Shkodër (Berdice – Ura e Bahçallëkut) duke synuar lehtësimin e lëvizjes dhe trafikut të rënduar në zonën urbane, në pjesën e hyrjes të qytetit të Shkodrës, si dhe të sigurojë infrastrukturë komode e bashkëkohore për përdoruesit e saj.  

Nisur nga ky fakt, referuar kërkesave në zhvillim të zonës, është përcaktuar që kategoria e rrugës së re të përmbushë parametrat e poshtëshënuar:

a) Kategoria e rruges: Kategoria D, Autorruge Urbane rruge paresore;

b) Korsi kalimi: 2×3.25m per secilin drejtim levizje; 

c) Bankine e asfaltuar: 1m majtas per secilin drejtim levizje ;

d) Trotuar: > 1.5m per secilen drejtim levizje; 

e) Ishull trafik ndares: 1.8m ne mesin e karrexhates per ndarjen e drejtimit te levizjes;

Galeria fotografike (

1/4

)