Britmat e dëshpërimit të një gruaje ngritën “në këmbë” një qytet të vogël në Itali, Oratoio pak pas orës 21:00.
Në një oborr, ngjitur me kishën ishte qëlluar për vdekje shqiptari 37-vjeçar i identifikuar si Beni Arshiaj, i martuar me dy fëmijë.
Ai ishte duke nuk kthyer për në shtëpi kur u qëllua me një plumb në kokë, brenda në makinë teksa po parkonte.
Hetimet kanë nisur për të zbardhur ngjarjen, ndërsa disa fqinj thonë se kanë parë dy persona të cilët dyshohet se i kanë zënë pritë dhe janë larguar me një skuter pasi e kanë qëlluar.
Top Channel